Presidenti amerikan Donald Trump, e ka quajtur kafshë presidentin sirian Bashar al Asad, bëjnë të ditur mediat amerikane.
Gjithmonë duke u bazuar tek situata aktuale në Siri, Trump shtoi se edhe Vladimir Putin po shoqërohet dhe po mban anën e një personi diabolik si Asadi, që është shumë e rrezikshme për qenien humane.
"Putin po mbështet një person që është me të vërtetë djall”, ka thënë Trump në një intervistë me Maria Bartiromo për Fox Business Network të mërkurën.