Obama: SHBA dhe Kina shembull në çështjen e klimës

Amerika

Obama: SHBA dhe Kina shembull në çështjen e klimës

Më: 9 maj 2017 Në ora: 19:33
Ish-presidenti amerikan Barack Obama

SHBA-të dhe Kina duhet të jenë shembull në planin e luftës kundër angazhimit klimatik, konfirmoi sot ish-presidenti amerikan Barack Obama, gjatë një konference në Milano të Italisë.

“Është e rëndësishme që vendet e mëdha që janë gjithashtu emetuesit më të mëdhenj të gazit me efekt serrë, si SHBA dhe Kinë të paraqiten si shembull për t’u marrë në konsideratë”, pohoi ai, duke theksuar se të gjitha vendet në proces zhvillimi janë në rolin e monitoruesit.

“Administrata aktuale ka këndvështrime të ndryshme nga administrata ime në drejtim të politikave mjedisore”, shtoi ai duke iu referuar pasardhësit të tij Donald Trump dhe shtoi se lajmi i mirë është që sektori privat ka konfirmuar tashmë se e ardhmja është energjia e pastër.

“Për shkak të debatit të vazhdueshëm në strukturat e administratës aktuale, progreset mund të jenë më të ngadalshme sesa parashikohej, por jam besimplotë në faktin se po orientohemi në drejtimin e  duhur”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat