Comey ftohet të dëshmojë para Komitetit të Senatit për çështje të inteligjencës

Amerika

Comey ftohet të dëshmojë para Komitetit të Senatit për çështje të inteligjencës

Më: 17 maj 2017 Në ora: 19:42
James Comey

Këshilli i Senatit amerikan për çështje të inteligjencës njoftoi të mërkurën, se ka ftuar shefin e shkarkuar të FBI-së James Comey që të dëshmojë në seancat e hapura dhe të mbyllura të këtij trupi, me çka intensifikohen hetimet për pohimet e përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane në vitin 2016.

Në kumtesë, po ashtu, thuhet se komiteti ka kërkuar nga ushtruesi i tanishëm i detyrës së drejtorit të FBI-së Endrju Mekejb që të dërgojë shënimet dhe vërejtjet tjera që ka bërë Comey për komunikimin me zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me hetimet për Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat