Nju Jork: Një i vdekur, dhjetëra të lënduar nga sulmi me makinë, sulmuesi ish-pjesëtar i Marinës

Amerika

Nju Jork: Një i vdekur, dhjetëra të lënduar nga sulmi me makinë, sulmuesi ish-pjesëtar i Marinës

Më: 18 maj 2017 Në ora: 18:35
Policia në Nju Jork, pasi një veturë goditi këmësorët

(E plotësuar) -Vozitësi, i cili me shpejtësi të madhe të enjten hyri në mesin e këmbësorëve në Times Square në Nju Jork, është Richard Rohas (26), njoftoi komisari i policisë James O’Niel.

Rohas është arrestuar dy herë më parë për vozitje në gjendje të dehur, transmeton Reuters.

Në sulm ka humbur jetën të paktën një person dhe 22 të tjerë janë lënduar, transmeton AFP.

Prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blazio tha se i arrestuari është shtetas i SHBA-ve dhe ish-pjesëtar i Marinës amerikane.

FBI ka nisur hetimet me policinë e Nju Jorkut lidhur me sulmin e sotëm.

Automjeti që hyri në mesin e këmbësorëve është me ngjyrë të kuqe, transmeton Reuters, ndërsa vozitësi është arrestuar dhe dërguar në stacion, ku do të testohet për nivelin e alkoolit në gjak.

Pavarësisht në mungesën e fakteve për sulm terrorist, në Nju Jork janë vendosur forca të policisë në lokacione kyçe, transmeton AFP.

Nju Jork: Një i vdekur, dhjetëra të lënduar nga sulmi me makinë

 Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, pasi një makinë, që po lëvizte me shpejtësi, ka goditur njerëzit në Times Square në Nju Jork, kanë thënë autoritetet.

Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka thënë se një vajzë e re ka vdekur nga plagët e marra ndërkaq 22 persona të tjerë janë lënduar.

Ai tha shoferi i veturës është arrestuar pas incidentit. Sipas të dhënave të para, Blasio tha se “nuk ka asnjë indikacion se kjo ka lidhje me terrorizëm. Si pjesë e rritjes së sigurisë, ne do të rrisim praninë tonë policore në qytetin e Nju Jorkut”, tha ai.

Komisionieri policor i Nju Jorkut, James O’Neili, tha se shoferi, një 26 vjeçar amerikan, edhe më herë ishte arrestuar për ngjasje në gjendje të dehur.

Sipas zyrtarëve, tre persona kanë pësuar lëndime më serioze por nuk janë në gjendje kritike.

Zyrtarët e sundimit të ligjit megjithatë kanë treguar se FBI është duke punuar me policinë për të hetuar këtë incident.

Policia në Nju Jork ka bllokuar për qarkullim zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Në vendin ku ndodhi incidenti shihet një veturë, e llojit Honda, e përplasur në një shtyllë në rrugë.

***

Një automjet është drejtuar me shpejtësi në sheshin “Times Square” të Nju Jorkut, duke lënë të paktën 10 persona të plagosur, sipas raportimeve fillestare të dëshmitarëve.

Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut rrethoi menjëherë zonën, mesditën e kësaj të enjteje me orën lokale, ndërsa mes këmbësorëve thuhet se ka edhe një viktimë.

Aksidenti ka ndodhur pranë selisë së agjencisë së lajmeve “Reuters”. Një reporter i saj shkroi në “Twitter” se ndërtesa mediatike është mbyllur përkohësisht.

Të plagosurit i thanë gazetarëve të “Reuters” në vendngjarje se veprimet e drejtuesit të mjetit dukeshin “të qëllimshme”. Vet agjencia e lajmeve raporton për një të vdekur, ndërsa ngjarja është ende në zhvillim.

Image
Makinë futet mes njerëzve në “Times Square”
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat