Tetë te vrarë nga të shtënat me armë në Misisipi

Amerika

Tetë te vrarë nga të shtënat me armë në Misisipi

Më: 28 maj 2017 Në ora: 19:23
Sulmi në Misisipi

Tetë persona janë vrarë mes të cilëve dhe një zëvendës shef lokal pas të shtënave në Mississipi të ShBA-ve në mesnatë.

Një i dyshuar i quajtur nga mediat lokale si Cory Godbolt, u arrestua të dielën në mëngjes dhe  ndodhet në paraburgim.

Autoritetet thonë se është shumë herët për të vlerësuar se cili ishte motivi i këtij rasti.

Të shtënat përfshinë tri vende në Bogue Chitto dhe Brookhaven në Lincoln County.

 I dyshuari, duke folur për gazetën lokale Clarion-Ledger pas arrestimit tha se ai ishte “keq” dhe “nuk është i aftë të jetojë, jo pas asaj që kishte bërë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat