Tronditet aeroporti: Zbulohen 60 pushkë në avion

Amerika

Tronditet aeroporti: Zbulohen 60 pushkë në avion

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 19:41
Pamje nga aksioni

Policia braziliane ka kapur 60 pushkë sulmi të fshehur në një dërgesë në avionin që mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Rio de Zhaneirios nga Miami.

Ngarkesa përfshinte disa lloje pushkësh dhe të gjitha armët e klasës ushtarake me kalibër të lartë.

Sekuestrimi është raportuar të jetë më i madhi i këtij lloji në Brazil për një dekadë.

Një operacion i përbashkët nga policia braziliane dhe një njësi e specializuar për armët e zjarrit u zbuluan super dërgesën brenda aeroportit.

Policia arrestoi katër persona, njëri prej të cilëve thuhet se ishte një agjent doganor në Miami.

Gazetat braziliane raportojnë se vlera e dërgesës  së armëve arrin deri në 4.2 milionë dollarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat