Edhe Sessions do të dëshmojë për “ndërhyrjen ruse” në SHBA

Amerika

Edhe Sessions do të dëshmojë për “ndërhyrjen ruse” në SHBA

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 11:32
Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions.

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, do të dëshmojë para një komiteti të Senatit që po heton ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Në një letër të parë nga agjencitë e lajmeve, thuhet se Sessions ka vendosur të dalë para Komitetit të Senatt për Inteligjencë pas dëshmisë që ka dhënë ish-drejtori i FBI-së, James Comey, para të njëjtit panel.

FBI po kryen po ashtu hetime të ndara të ndërhyrjes ruse.

Sessions është detyruar të tërhiqet nga hetimet e FBI-së për shkak të kontakteve të tij me ambasadorin rus në SHBA, gjatë fushatës presidenciale.

Sessions do të japë dëshminë e tij të martën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat