Vizita e Erdoganit në SHBA, arrestohen dy turq për dhunën

Amerika

Vizita e Erdoganit në SHBA, arrestohen dy turq për dhunën

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 08:41
Dhuna gjatë vizitës së Erdoganit në Uashington. Maj, 2017.

Dy shtetas turq, që jetojnë në SHBA, u arrestuan për dhunë jashtë rezidencës së ambasadorit turk në Uashington.

Eyup Yildirim nga Nju Xhërsi dhe Sinan Narin nga Virxhinia përballen me akuzat për sulm, tha policia.

Dhuna midis protestuesve dhe personelit turk të sigurisë ka ndodhur gjatë vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, muajin e kaluar në Uashington.

Policia e ka cilësuar ngjarjen si “sulm brutal mbi protestuesit paqësorë”.

Erdogan ka qenë dëshmitar i dhunës, pasi ka qenë në një makinë të parkuar pranë.

Yildirim dhe Narin janë identifikuar si mbështetës të Erdoganit në një raport të detajuar të gazetës New York Times për dhunën.

Gazeta ka thënë se të dy ata kanë udhëtuar drejt Uashingtonit për të mbështetur presidentin turk, por nuk është e qartë nëse ata kanë pasur lidhje formale me sigurimin e tij.

Njëmbëdhjetë njerëz janë plagosur në dhunë, nëntë prej të cilëve kanë pasur nevojë për trajtim spitalor.

Dy burra të tjerë janë akuzuar më herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat