Presidenti i Brazilit akuzohet për drejtimin e një organizate të rrezikshme kriminale

Amerika

Presidenti i Brazilit akuzohet për drejtimin e një organizate të rrezikshme kriminale

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 08:26
Michel Temer

Presidenti brazilian, Michel Temer është akuzuar se po drejton organizatën më të rrezikshme kriminale në vend. Akuzat vijnë nga manjati i agro-ushqimores Joesley Batista, i cili në mes të majit i dorëzoi autoriteteve një regjistrim zanor në të cilin Temer duket se bie dakot për të blerë heshtjen e një ish-deputeti që aktualisht ndodhet në burg.

Publikimet e Batista mund të jenë fatale për presidentin. Këto fakte detyruan Gjykatën Supreme për t’i dhënë dritën jeshile nisjes së një hetimi kundër kreut të Shtetit në Brazil për korrupsion pasiv dhe pengim të drejtësisë. Që nga ajo kohë thirrjet për dorëheqje janë rritur ndjeshëm, por Temer mohon akuzat në tërësi dhe refuzon në mënyrë kategorike për të lënë në mes detyrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat