Sulmohen me mesazhe pro ISIS faqet e qeverisë në Ohajo

Amerika

Sulmohen me mesazhe pro ISIS faqet e qeverisë në Ohajo

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 08:13
ilustrim

Një numër i faqeve të qeverisë në shtetin amerikan të Ohajos, duke përfshirë edhe atë të Guvernatorit John Kasich, janë sulmuar në të cilat është shfaqur një mesazh pro ISIS.

Në mesazh thuhej se Presidenti Donald Trump do të mbajë përgjegjësi për "çdo gjak që rrjedh në vendet myslimane".  Mesazhi përfundonte me ‘ E dua Shtetin Islamik”.

 Hakimi është kryer nga një grup që e quan veten Team System DZ.

Mesazhi në sulmin kibernetik përmbante një simbol arab dhe ishte shkruar kryesisht në të zezë dhe të bardhë, duke përdorur flamurin e të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Mesazhi  në faqen e guvernatorit  Kasich  bënte thirrje islame për namaz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat