Avioni francez anulon fluturimin nga Nju Jork për Paris pas një defekti të rëndë në sistemin e ajrimit

Amerika

Avioni francez anulon fluturimin nga Nju Jork për Paris pas një defekti të rëndë në sistemin e ajrimit

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 27 qershor 2017 Në ora: 10:57
Aeroporti

Të gjithë pasagjerët e avionit francez AirBus 380 që do të nisej mbrëmë  nga aeroporti JFK i Nju Jorkut  për në aeroportin Charles De Gauell Paris- Francë me orën lokale 11:00 të mesnates  pas disa tentativave për riparim defekti janë nxjerrë jashtë për shkak se defekti mendohet të  ketë qenë i rëndë  në  sistemin e ajrimit pra bllokim të  respiratorve të oksigjenit, thanë autoritetet e aeroportit.

Aeroplani aerokompanise AirFrance me numër fluturimi AF0011 prej nga mesnatës , është duke u kontrolluar dhe shërbimet e emergjencës janë të pranishme në vendngjarje, njofton Bota sot nga Nju Jorku.

Gazetari i Bota sot që  po udhëtonte me këtë linjë  për në Paris , thotë se ai me 380 pasagjerë dhe  ekuipazhin deri në orët e mëngjesit , janë duke pritur në ndenjëset e aeroportit ndërkombëtar  të Nju Jorkut JFK , deri në nisjen e ndonjë  aeroplani  tjetër.

"Jemi këtu se bashku me të gjithë pasagjeret dhe jemi duke pritur dhe të do shikojmë  çfarë do ndodhë me fluturimin AF0011 nga JFK Nju Jork  në Charles De Guall ne Paris" thotë  Bota sot nga Nju Jorku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat