Trump serish sulmon CNN pas dorëheqjes së gazetarëve

Amerika

Trump serish sulmon CNN pas dorëheqjes së gazetarëve

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 18:09
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump serish sot ka sulmuar CNN pasi që tre gazetarë dhanë dorëheqje për shkak të lajmit për njerëzit nga kampanja e Trump me Rusinë, i cili më vonë është tërhequr.

Tre gazetarë të shquar të CNN kanë dhënë sot dorëheqje, pasi që kjo media fillimisht tërhoqi dhe më pas kërkoi falje për shkak të tekstit të botuar në ueb faqen e saj për lidhjet ndërmjet fondit të investimeve ruse dhe bashkëpunëtorit të afërt të presidentit Donald Trump, raportojnë mediat amerikane.

“CNN është detyruar të tërheqë rrëfimin e madh për “Rusinë” dhe tre punonjësit janë detyruar të japin dorëheqje. Çfarë po ndodh me artikujt tjerë të imagjinuar, të cilat po i bëjnë? Lajme të rreme”, ka shkruar Trump në Twitter. Artikulli të enjten ishte vendosur në faqen CNN, ndërsa një ditë më vonë ishte larguar.

Ende nuk është e qartë se çfarë është e pavërtetë në artikullin e CNN dhe nëse kompania do të vazhdojë të hulumtojë këtë temë, transmeton AP.

Dorëheqje kanë dhënë Thomas Frank, autor i tekstit, Lex Haris, udhëheqës i redaksisë për hulumtime të gazetarisë dhe Eric Lichtblau, redaktori i njësisë.

Artikulli, i cili raportonte se Kongresi po hetonte lidhjet e fondit të investimeve ruse me zyrtarët e Trump, kishte cituar burime anonime. Këta lloj artikujsh rishikohen nga disa departamente brenda CNN, përfshirë verifikuesit e fakteve, ekspertët e standardeve të gazetarisë, para se ata të publikohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat