Tillerson largohet nga rajoni i Gjirit Arab pa komentuar vizitën katër ditore

Amerika

Tillerson largohet nga rajoni i Gjirit Arab pa komentuar vizitën katër ditore

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 19:56
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson në takim me ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Egjiptit, Bahreinit, Kuvjatit dhe Emirateve të Bashkuara

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson është larguar nga rajoni i Gjirit Arab pas katër ditëve ku ka zhvilluar bisedime për të ndihmuar rregullimin e marrëdhënieve në mes të Arabisë Saudite dhe aletët e saj me Katarin.

Tillerson nuk ka dhënë ndonjë koment pas takimit me emirin e Katarit, sheikun, Tamim bin Hamad al-Thani, në ndalesën e dytë të tij në këtë rajon.

Saudi Arabia, Bahreini, Emiratet e Bashkuara, Egjipti, dhe shtete të tjera kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Katarin, pas supozimeve të vendeve të Gjirit Arab, se Katari po mbështet ekstremizimin dhe po bashkëpunon ngushtë me Iranin.

Të katër vendet arabe i kanë vënë përpara Katarit një listë prej 13 kërkesash, duke kërcënuar se nëse nuk i përmbush ato do të vazhdojnë të rrisin sanksionet.

Katari i hedh poshtë këto akuza.

Një ndalesën e tij të parë në Katar, Tillerson ka nënshkruar një marrëveshje mes SHBA-së dhe Katarit për luftimin e terrorizmit, mirëpo sauditët dhe aleatët e tyre kanë thënë se ajo nuk ka qenë e mjaftueshme për të ulur shqetësimet.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian do të vizitojë këtë rajon gjatë vikendit.

Vizita të ngjashme kanë bërë edhe homologët e Le Drian, nga Gjermania dhe Britania, javë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat