Gropa gjigante në mes të qytetit, përpin dy shtëpi dhe vijon të zmadhohet

Amerika

Gropa gjigante në mes të qytetit, përpin dy shtëpi dhe vijon të zmadhohet

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 19:17
Pamje nga video

Banorët e një lagjeje në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po evakuohen për shkak të një grope masive thithëse që shkatërroi dy shtëpi.

Mediat amerikane shkruajnë se gropa u formua rreth orës 8:30 me orën lokale në Land O’Lake dhe kishte madhësinë e një pishine të vogël. Ajo nisi të zmadhohej me shpejtësi dhe vijon të zmadhohet.

Autoritetet thonë se një shtëpi në Ocean Pines Drive u shkatërruar totalisht, ndërsa një tjetër është dëmtuar thuajse 60 përqind. Fatmirësisht në banesë nuk ndodhej njeri.

CBS News shkruan se autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve që të mbledhin sendet e tyre dhe të përgatiten për t’u evakuuar.

Momentalisht, rreth 100 shtëpi janë pa energji elektrike.

Gropat thithëse nuk janë një fenomen i ri në Florida, kjo për shkak të nëntokës së saj, që përbëhet nga një shtresë e masive shkëmbi gëlqeror. Shumë shpesh ky shkëmb gërryhet nga uji, duke krijuar shpella, të cilat në disa raste rrëzohen dhe shkaktojnë gropa thithëse në sipërfaqe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat