Shtypi amerikan: Ndihmësit e presidentit po hetojnë ekipin e Prokurorit Mueller

Amerika

Shtypi amerikan: Ndihmësit e presidentit po hetojnë ekipin e Prokurorit Mueller

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 16:42
Robert Mueller

Shtypi amerikan njofton se ndihmësit e presidentit Trump po hetojnë ekipin e prokurorit të posaçëm Robert Mueller, në një përpjekje për të diskretituar hetimet e tij lidhur me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të kaluar. Gjithashtu sipas shtypit, presidenti është irrituar nga ideja se hetimi i zotit Mueller mund të arrijë tek financat e tij dhe të familjes së tij.

Administrata e presidentit Trump duket se po rrit sulmin ndaj hetimit kriminal lidhur mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Sipas njoftimeve, ndihmësit e presidentit Donald Trump po hetojnë ekipin e prokurorit të posaçëm Robert Mueller, në një përpjekje për të gjetur mënyra për të diskretituar hetimin e tij.

Ekipi me emra të njohur prokurorësh që ka krijuar zoti Muellerit po shqyrton nëse ndonjë nga këshilltarët e zotit Trump bashkëpunoi me Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale.

Dje zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë duket se nuk la asnjë dyshim se Prokurori i Posaçëm ishte në vëmendjen e presidentit Trump.

"Unë nuk mund të parashikoj se ç’do të ndodhë në të ardhmen, se çfarë Prokurori i Posaçëm Robert Mueller mund të bëjë, që do të ishte e pamundur të mos veproje. Nuk dua të flas në mënyrë hipotetike, mund të flas vetëm për atë që ndodh sot”, tha Sarah Saunders.

Në shtyp u publikuan njoftime referuar disa burimeve sipas të cilave presidenti është irrituar nga ideja se hetimi i zotit Mueller mund të arrijë tek financat e tij dhe të familjes së tij.

Në intervistën dhënë për New York Times, zoti Trump vendosi një “vijë të kuqe” për hetimet e zotit Mueller, duke thënë se ai nuk duhet të shikojë financat e familjes së tij që nuk kanë lidhje me Rusinë, një koment që shumë e vlerësuan si të papërshtatshëm.

Peter Zeidenberg, që ka qënë pjesë e ekipit të një pokurori të posaçëm në kohën e presidentit George W. Bush, thotë se komentet e zotit Trump do të kenë pak ndikim tek zoti Mueller dhe ekipi i tij.

"Ata nuk i kushtojnë vëmendje, është thjesht zhurmë në sfond për ta. Ata s’mund të bëjnë asgjë lidhur me këtë dhe jam i sigurt se nuk po shpenzojnë kohë duke menduar për të”.

Ndryshe nga çfarë do të dëshironte, problemi rus nuk do të largohet shpejt për zotin Trump.

Sipas gazetës “Washington Post” presidenti ka pyetur këshilltarët e tij rreth kompetencave që ai ka për të falur ndihmësit, anëtarët e familjes e madje edhe veten, në lidhje me hetimin për Rusinë.

Ndërkohë, në një zhvillim të lidhur me këtë çështje, djali i madh i zotit Trump, Donald Trump Jr, ish këshilltari presidentit gjatë fushatës Paul Manafort dhe Jared Kushner, këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, gjithashtu dhëndri i zotit Trump, do të dëshmojnë javën e ardhshme lidhur mbi takimin e tyre vitin e kaluar me një avokate ruse. Ajo pretendonte se kishte informacione që mund të dëmtonin kandidaten demokrate Hillary Clinton dhe ndihmonin fushatën e zotit Trump për president. Vetë avokatja ka thënë se është e gatshme të rrëfejë përpara ligjvënësve amerikane gjithshka lidhur me takimin./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat