SHBA: Koreja e Veriut ka lansuar një raketë balistike ndërkontinentale

Amerika

SHBA: Koreja e Veriut ka lansuar një raketë balistike ndërkontinentale

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 20:25
Raketa balistike

Pentagoni ka konfirmuar se Koreja e Veriut sot ka lansuar një raketë balistike ndërkontinentale.

Siç raporton AFP, Koreja e Veriut testoi atë që duket të jetë një tjetër raketë balistike ndërkontinentale, vetëm pak orë pasi SHBA-të dhe Japonia lëvizën në rritjen e sanksioneve kundër Phenianit pas testit të saj të parë të raketës balistike ndërkontinentale (ICBM).

Vëzhguesit e Koresë së Jugut, SHBA-ve dhe Japonisë, zbuluan lëshimin e raketës nga Koreja Veriore, duke thënë se ajo mund të ketë rënë në ujërat e zonës ekonomike japoneze.

"Ne vlerësojmë se kjo raketë ishte një raketë balistike ndërkontinentale", tha zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis, duke shtuar se raketa udhëtoi rreth 1,000 kilometra përpara se të hidhej në Detin e Japonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat