SHBA: OKB-ja njoftohet për synim për largim nga marrëveshja për klimën

Amerika

SHBA: OKB-ja njoftohet për synim për largim nga marrëveshja për klimën

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 09:54
Ilustrim

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, mbrëmë zyrtarisht i ka njoftuar Kombet e Bashkuara se Shtetet e Bashkuara synojnë të largohen nga Marrëveshja për klimën, e nënshkruar në Paris në vitin 2015.

Megjithatë, deklarata e Departametit amerikan të shtetit formalisht nuk e fillon procesin e tërheqjes vullnetare të Uashigntonit nga kjo marrëveshje.

Departamenti amerikan i shtetit e ka përshkruar deklaratën e vet si “mesazh të fuqishëm” për botën, pas vendimit të presidentit Trump në muajin qershor të këtij viti, për largim nga kjo marrëveshje, raporton agjencia AP nga Uashigntonit.

“Departamenti i shtetit u thotë Kombeve të Bashkuara atë që presidenti tashmë i ka thënë botës më 1 qershor dhe kjo nuk ka efekt juridik”, tha Niger Purvis, i cili e kishte udhëhequr diplomacinë klimatike gjatë presidencave të Bill Clintonit dhe Georg W. Bush.

Zoti Purvis tha se shtetet nuk mund të tërhiqen nga marrëveshjet e reja ndërkombëtare, përfshirë atë për klimë të Parisit, derisa të bëhen tri vjet prej kohës kur marrëveshja bëhet fuqiplotë.

Marrëveshja e Parisit ka hyrë në fuqi më 4 nëntor të vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat