SHBA: Nisin hetimet për vdekjen në tubimin e supremacistëve - Bota Sot
SHBA: Nisin hetimet për vdekjen në tubimin e supremacistëve

Amerika

E martë, 22 gusht 2017

SHBA: Nisin hetimet për vdekjen në tubimin e supremacistëve

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 07:38
Homazhe

Në Shtetet e Bashkuara, FBI-ja, Seksioni i të Drejtave Civile pranë Departamentit të Drejtësisë dhe Zyra e Prokurorit kanë hapur një hetim për të drejtat civile lidhur me goditjen e turmës me makinë gjatë një proteste kundër një demonstrate të nacionalistëve të bardhë në Sharlotsvil të Virxhinias.

Incidenti me makinë shkaktoi një të vdekur.

Guvernatori i Virxhinias u tha të shtunën supremacistëve të bardhë që ishin mbledhur në Sharlotsvil për të protestuar kundër heqjes së një statuje të Konfederatës, të "shkonin në shtëpi", pas incidenteve të dhunshme.

Përveç një gruaje të vrarë nga makina që goditi turmën, dy persona të tjerë gjetën vdekjen nga përplasja e një helikopteri, incident që policia tha se kishte lidhje me tubimin e protestës.

Guvernatori Terry McAuliffe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Sharlotsvil pas shpërthimit të përleshjeve mes nacionalistëve të bardhë, që mbanin mburoja, dhe anti-protestuesve që po ashtu ishin të pajisur me mjete mbrojtëse.

Guvernatori i Virxhinias: 3 vdekje të shkaktuara nga tubimi i supremacistëve të bardhë

"Kam një mesazh për të gjithë supremacistët e bardhë dhe nazistët që erdhën sot në Sharlotsvil. Mesazhi ynë është i qartë dhe i thjeshtë: Shkoni në shtëpi", tha zoti McAuliffe në një konferencë shtypi. "Ju nuk jeni të dëshiruar në këtë shtet. Të keni turp," tha ai.

Nëpërmjet Twitterit, guvernatori McAuliffe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme "për të ndihmuar reagimin e autoriteteve shtetërore ndaj dhunës në tubimin e së djathtës alternativë në Sharlotsvil."

 

"Aktet dhe retorika në Sharlotsvil gjatë 24 orëve të fundit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen. E drejta e fjalës nuk është e drejtë për dhunë," tha ai në Tweeter.

‘Demonstrim skandaloz’?

Presidenti Donald Trump, duke folur të shtunën vonë nga Nju Xhersi, dënoi “demonstrimin skandaloz të urrejtjes, fanatizmit dhe dhunës nga të gjitha palët,” në Sharlotsvil.

Zoti Trump, i cili po përgatitej të nënshkruante një projekt-ligj për të zgjeruar programin e kujdesit shëndetësor për veteranët, bëri thirrje për "rivendosjen e shpejtë të rendit dhe ligjit" në qytet, duke shtuar se "asnjë qytetar nuk duhet të ketë kurrë frikë për sigurinë e tij."

Image
Demostrata

Pas nënshkrimit të projektligjit, ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Një gazetar kërkoi që ai të shpjegonte se çfarë nënkuptonte me fjalët “nga të gjitha palët”.

Menjëherë pas anulimit të tubimit në Charlottesville, një makinë u përplas në turmën e njerëzve në rrugë, ndërkohë që ata po largoheshin. Makina hyri në turmë me shpejtësi dhe një video tregon se si një person i goditur fluturoi në ajër nga përplasja.

Një 32-vjeçare humbi jetën dhe mbi 20 njerëz u plagosën.

Policia tha se kishte arrestuar shoferin e makinës, duke e identifikuar atë më vonë si James Alex Fields Jr, 20 vjeç nga Ohajo. Fields po mbahet si i dyshuar për vrasje të shkallës së dytë.

Image
Një anti-demonstrues në tubimin e së shtunës
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test