Mike Pence fillon turneun në Amerikën Latine

Amerika

Mike Pence fillon turneun në Amerikën Latine

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 08:41
Mike Pence

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka arritur në Kolumbi, në kuadër të turneut njëjavësh në Amerikën Latine, derisa po rriteen tensionet në raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës.

Zotin Pence në qytetin Kartagjena mbrëmë vonë e ka pritur lideri i Kolumbisë, Juan Manuel Santos.

Turneu i zyrtarit të lartë amerikan në Amerikën Qendrore dhe Jugore, po bëhet në periudhën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, para dy ditësh tha se nuk e përjashton “opsionin ushtarak” në përgjigje të krizës politike në Venezuelë.

Ministria e jashtme e Kolumbisë e ka dënuar deklaratën e Trumpit, duke theksuar se i kundërshton çfarëdo masash ushtarake.

Gjatë një konference për gazetarë, zoti Santos tha se i ka thënë zëvendëspresidentit Pence, se Shtetet e Bashkuara as që duhet të mendojnë për ndonjë aksion nushtarak në Venezuelë.

“Derisa miqtë duhet t’ia thonë njëri-tjetrit të vërtetën, unë i kam thënë zëvendëspresidentit Pence se mundësia e intervenimit ushtarak, as që duhet të merret në shqyrtim, as në Kolumbi e as në Amerikën Latine”, tha Santos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat