Kanadaja, SHBA dhe Meksika fillojnë negociatat për ALENA-n

Amerika

Kanadaja, SHBA dhe Meksika fillojnë negociatat për ALENA-n

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 10:06
Foto ilustruese

Kanadaja, SHBA dhe Meksika do të zhvillojnë sot bisedime për të rinegociuar traktatin e tregtisë së lirë amerikano-veriore (ALENA), me kërkesë të presidentit Donald Trump që e ka shndërruar këtë në një prioritet të politikës së tij.

Negociuesit e tre vendeve do të mblidhen deri të dielën në kryeqytetin amerikan për të modernizuar këtë marrëveshje tregtare, në fuqi që prej vitit 1994 dhe që ka rritur shkëmbimet e tyre tregtare.

“Ne jemi duke rinegociuar marrëveshjet tregtare që të jenë të mira për punëtorët amerikanë. Ka ardhur koha”, tha Trump një ditë para hapjes së negociatave.

Presidenti nuk ka reshtur së kritikuari ALENA-n, duke i dhënë përgjegjësinë për zhdukjen e shumë vendeve të punës në SHBA.

Mbi këtë çështje ai ka gjithashtu edhe mbështetjen e një pjese të opozitës së demokrate.

Uashingtoni synon mbi të gjitha të vendosë në tavolinën e negociatave problemin e çekuilibrimit të balancës tregtare me Meksikën, që, që prej nënshkrimit të traktatit, ka kaluar nga një tepricë prej 1,6 miliardë dollarësh në një deficit prej 64 miliardë dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat