Refuzojnë projektin prej 1 miliard dollarësh për shkak të pinguinëve

Amerika

Refuzojnë projektin prej 1 miliard dollarësh për shkak të pinguinëve

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 21:03
Pinguinët

Qeveria e Kilit refuzoi një projekt të minierave në vlerë një miliard dollarë, pasi që do të ndikojë negativisht në botën e gjallesave në det, përfshirë edhe pinguinët e kërcënuar.

Kompania "Ands iron" ka shfaqur dëshiron për të nxjerrë miliona tonë hekur dhe të ndërtojë një port të ri në rajonin verior Kokvimbo, transmeton BBC.

Megjithatë, qeveria e vendit hodhi poshtë kërkesën duke u arsyetuar se prioritet është ruajtja e mjedisit dhe se projekti nuk ofron garanci të mjaftueshme për ruajtjen e ambientit.

Kokvimbo ndodhet në afërsi të ishullit, ku ndodhet rezervati për pinguinët Humbolt. Në këtë rajon ndodhet 80 për qind e popullsisë së pinguinëve Humbolt, si dhe lloje tjera të kërcënuara si balenat e kaltra dhe vidrat e detit.  

Shoqëria e minierave nacionale të Kilit e ka quajtur këtë lajm të keq për minierat dhe shtetin, ndërkohë që kompania "Ends iron" ka të drejtën e ankesës.  

Kompanitë e minierave viteve të fundit po përballen me vështirësi me rastin e marrjes së lejes në Kili, për shkak të interesimit gjithnjë e më të madh të politikanëve për ruajtjen e mjedisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat