Pence: SHBA-ja nuk do të lejojë “kolapsin e Venezuelës”

Amerika

Pence: SHBA-ja nuk do të lejojë “kolapsin e Venezuelës”

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 10:53
Mike Pence

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence deklaroi dje se SHBA-ja nuk do të lejonte kolapsin e Venezuelës duke shtuar se një ngjarje e tillë do të kërcënonte vendet e tjera të rajonit.

“Kolapsi i Venezuelës do të rrezikonte të gjithë ata që bëjnë pjesë në hemisferën perëndimore”, deklaroi Pencegjatë një fjalimi para rreth 600 personae në një kishë katolike në Doral, në zemër të komunitetit venezuelian të Majemit.

“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë dhe nuk do ta lejojmë të ndodhë”, theksoi Pence.

“Duke punuar me aleatët tanë në rajonin latino-amerikan, SHBA-ja do të përballet dhe do të mposhtë të githë ata që guxojnë të kërcënojnë mirëqenien tonë”, theksoi ai.

Pence theksoi se rrëzimi i Venezuelës do të shkaktonte më shumë trafiqe të paligjshme të drogës, me pasoja të përgjakshme, një rrezik që presidenti amerikan, Donald Trump e ka përmendur tashmë.

Venezuela është zhytur në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe institucionale. Presidenti, Nicolas Maduro, me popullaritet shumë të ulët sipas sondazheve, është përbalur që prej katër muajsh me manifestime të opozitës që kërkon dorëheqjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat