Zeid: Trump “po nxit dhunë” kundër gazetarëve

Amerika

Zeid: Trump “po nxit dhunë” kundër gazetarëve

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 18:19
Komisionari për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra'ad Al Hussein.

Komisionari për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra'ad Al Hussein, tha se sulmet “e rrezikshme” të presidentit amerikan, Donald Trump, mbi mediat, minojnë lirinë e shtypit dhe mund te nxisin dhunë kundër gazetarëve.

“Është vërtet e habitshme që liria e shprehjes, jo vetëm një gur themeli i Kushtetutës amerikane, por edhe diçka që SHBA e ka mbrojtur me vite, sulmohet tani nga vetë presidenti”, tha Zeid për gazetarët në Gjenevë.

“A nuk është kjo nxitje për të tjerët që t’i sulmojnë gazetarët?”, pyeti ai.

Zeid, myslimani dhe arabi i parë që mban postin e lartë të të drejtave të njeriut në OKB, po ashtu shprehu shqetësim për deklaratat e Trumpit ndaj grave, meksikanëve, myslimanëve dhe grupeve të tjera.

Shtëpia e Bardhë nuk u është përgjigjur menjëherë komenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat