Uragani Irma: Stuhia po shkatërron Floridën, ka edhe viktima (Live)

Amerika

Uragani Irma: Stuhia po shkatërron Floridën, ka edhe viktima (Live)

Nga: Bota sot Më: 10 shtator 2017 Në ora: 14:51
Foto nga Florida

(E plotësuar) - Uragani Irma po shpërthen në brigjet perëndimore të Floridës dhe tani ka arritur edhe në qytetin Tampas.

Irma shkatëroi  Ishujt Marco jashtë bregut perëndimor të Floridës me erëra deri në 192 kilometra në orë, por që tani është zvogëluar nga kategoria tre në dy, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Më shumë se 3.4 milionë shtëpi janë pa energji dhe pjesët e qytetit të Miamit janë nën ujë.

Deri më tani është raportuar për tre viktima në njerëz, ndërsa stuhia po lëviz drejt veriut.

***

Pasi goditi rëndë Kubën, uragani “Irma” mbërriti në Florida si një stuhi e kategorisë së katërt. Fillimisht goditi ishujt Key West me erëra deri në 209 km në orë, e më pas ju drejtua bregdetit perëndimor në Floridan kontinentale.

Sipas medias amerikane Abc News edhe pse pa shkelur mire ne florida, irma ka shkaktuar 3 viktima. Një burrë humbi jetën në kontenë e Monrosë në Key West, pasi humbi kontrollin e kamionit që po drejtonte për shkak të erës së fortë, ndërsa dy të tjerë vdiqën në një aksident rrugor në kontenë e Hardee.

Erërat e forta dhe përmbytjet kanë përfshirë edhe Majemin, kryesisht distriktin financiar te qytetit. Me shume se 1.4 milion banesa janë pa energji elektrike dhe mbi 2 mijë fluturime u anuluan.

6.3 milionë njerëz u urdhëruan të evakuoheshin me paralajmërimet se rritja e madhe e nivelit të detit do të rrezikojë jetën e kujtdo në rrugën që do të ndjeke stuhia.
Gati i gjithë shteti është në alarm, e të paktën 36 milionë njerëz rrezikohen nga shkulmet e forta te erës, reshjet e dendura dhe përmbytjet.



Përmes një mesazhi ne rrjetin social twitter presidenti amerikan njoftoi se të gjitha trupat e mobilizuara në terren janë gati, e megjithatë fjalët e tij kishin tone apokaliptike. “Zoti na bekoftë të gjithëve”-shkroi numri një i Shtëpisë së Bardhë.

Të kërcënuara nga rritja e nivelit të ujit deri në 4.6 metra, janë edhe ishujt koralore, shumica e të cilave gjenden vetëm pak cm mbi nivelin e detit. Një zyrtar paralajmëroi se qëndrimi në ishuj do të nënkuptonte vetëvrasje.

Guvernatori i Floridas Rick Scott ka vënë në dispozicion 390 qendra strehimi ku janë grumbulluar shumë të moshuar, familje e gra afro-amerikane.

Ndryshe nga parashikimet stuhia duket se do të godasë drejtpërdrejtë Floridën Perëndimore, me qytetin e Shën Petersburg që është me i ekspozuar ndaj furisë së saj. Para se të përplasej në Florida, Irma shkaktoi 27 viktima në Kubë ku para mbërritjes së stuhisë u evakuuan 1 milionë persona.

“Irma” në Florida, ka viktima 

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e uraganit “Irma” i cili mbërriti edhe në Florida, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Bëhet e ditur se njëri ndër viktimat ka humbur  jetën  pasi që ka humbur kontrollin e drejtimit të kamionit nga erërat e forta, ndërsa dy viktimat e tjera pësuan aksident.

 Me shume se 1.4 milion banesa janë pa energji elektrike dhe mbi 2 mijë fluturime u anuluan.

6.3 milionë njerëz u urdhëruan të evakuoheshin me paralajmërimet se rritja e madhe e nivelit të detit do të rrezikojë jetën e kujtdo në rrugën që do të ndjeke stuhia.

Uragani Irma prek Floridën

Uragani Irma preku brigjet e Floridës, në ishujt Key West, pasi u fuqizua përsëri në një stuhi të shkallës së 4, me erëra me shpejtësinë rreth 90 kilometra në orë, por që pritet të arrijnë mbi 200 kilometra në orë. 35 milionë njerëz janë paralajmëruar për rrezikun e uraganit, ngaqë priten shkatërrime në disa zona të shtetit jugor amerikan.

Metereologët thonë se Irma është stuhia më e fuqishme në 100 vitet e fundit.

Pas largimit nga Key West, uragani pritet të lëvizë drejt brigjeve perëndimore të Floridës, drejt qytetit të Shën Petersburgut.

Image

Guvernatori i Florida, Rick Scott, e cilësoi Irmën si "një stuhi katastrofike që ky shtet kurrë nuk e ka parë më parë". Ai u tha të shtunën në mbrëmje banorëve se i gjithë shteti është në gjendjen e emergjencës, duke u bërë atyre thirrje të largohen drejt zonave të evakuimit.

Guvernatori Scott përsëriti thirrjen për infermierët dhe punonjësit e emergjencave që të ofrojnë ndihmën e tyre vullnetare, shumë të nevojshme pas stuhisë.

Image

Më tepër se 75 mijë njerëz e dëgjuan këshillën e guvernatorit dhe shkuan në rreth 400 qendra strehimi. Rreth 76 mijë banesa është njoftuar se nuk kanë energji elektrike. Ngaqë uragani e ndryshoi drejtimin nga perëndimi, banorët e qytetit të Tampës ishin të fundit që shkuan nëpër strehime, pasi më parë mendohej se stuhia atje nuk do të ndjehej shumë.

Kjo është hera e parë në rreth 100 vjet që Tampa goditet nga uragani/voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat