Gates: Këto do të jenë kërcënimet më të mëdha për shëndetësinë

Amerika

Gates: Këto do të jenë kërcënimet më të mëdha për shëndetësinë

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 18:29
Bill Gates

Bill dhe Melinda Gates kanë publikuar raportin e tyre të parë vjetor, kushtuar fushës së shëndetësisë dhe në konferencën për media folën edhe për problemet, të cilat ende nuk janë zgjidhur.

Bill Gates ka thënë se dy kërcënimet më të mëdha për njerëzimin në dekadën e ardhshme do të jenë ato infektive dhe kronike.

“Sëmundjet kronike, përfshirë edhe diabetin dhe sëmundjen Alchajmer, si dhe problemet neurologjike do të mbeten probleme gjithnjë e më të mëdha për shëndetësinë e sotme”, tha Gates.

Ai tha se në një numër të madh vendesh në zhvillim janë të pranishme sëmundje si malaria, diarreja, ndezja e mushkërive, tuberkulozi dhe HIV.

Numrin më të madh të sëmundjeve kronike e shkakton vetë ambienti në të cilin jetojnë njerëzit.

Në vendet në zhvillim janë të pranishme sëmundja Alchajmer dhe dementia. Vlerësohet se vetëm në SHBA numri i të prekurve nga këto sëmundje do të trefishohet deri në vitin 2050, transmeton KosovaPress.

Problemi më i madh paraqet se shkencëtarët ende nuk e dinë se çfarë i shkakton këto sëmundje.

Krijimi i sëmundjeve iu përshkruhet faktorëve, si gjenetika dhe ushqimi. Aty janë edhe sëmundjet e zemrës dhe kanceri, të cilat në territorin e SHBA çdo vit marrin jetën e 1.2 milionë banorëve.

Nga ana tjetër, faktorët kryesorë të sëmundjeve infektive janë insektet, uji i ndotur, kushtet jo higjienike për jetesë dhe praktika jo e sigurt e marrëdhënieve seksuale.

Për një gjendje të tillë më përgjegjës janë qeveritë e vendeve dhe fondacionet e ndryshme, detyra e të cilave është që të sigurojnë ndihmë për të kërcënuarit.

Njëra nga sëmundjet, e cila shqetëson Gates, është HIV. Edhe pse në 15 vjetët e fundit ka pasur avancim të dukshëm në fushën e sëmundjeve, raportet flasin se rritja e shpejtë e popullsisë afrikane mundet së shpejti të çojë te lulëzimi i këtij virusi në këtë rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat