Shkaktohet viktima e parë nga uragani “Maria”

Amerika

Shkaktohet viktima e parë nga uragani “Maria”

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 21:39
Pas uraganit "Maria"

Uragani “Maria” tashmë ka marrë jetën e një njeriu derisa dy të tjerë janë shpallur të zhdukur në Guadeloupe.

Ky uragan është rikthyer në fuqinë e kategorisë së pestë pasi ka goditur ishullin e Karaibeve, Dominica.

“Maria” u dobësua në kategorinë e katërt të stuhive pasi shkaktoi dëme në ishull, por tani është duke sjellë maksimumin e erërave prej 265km / h (165mph) përsëri.

Zyrtarët lokalë thanë se vdekja e personit u shkaktua nga rënia e një peme në territorin francez, ndërsa të paktën dy persona u zhdukën pasi anija u përmbyt pranë Desirade, ishullit më lindor në arkipelag.

Uragani “Maria” tani është nisur drejt Ishujve të Virgjër dhe Puerto Rico-s.

“Maria” është duke lëvizur përafërsisht përgjatë së njëjtës rrugë si uragani “Irma”, stuhia që shkatërroi këtë rajon gjatë këtij muaji.

Disa nga këta ishuj janë ende duke u rimëkëmbur pasi u goditën nga uragani “Irma” – një stuhi e kategorisë së pestë e cila la të paktën 37 vetë të vdekur dhe shkaktoi dëme prej miliardash dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat