Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmeti në Meksikë

Amerika

Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmeti në Meksikë

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 13:10
Meksiko Siti

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të arritur te të mbijetuarit nën rrënojat e një shkolle në Meksiko Siti, e cila është shembur nga tërmeti i së martës.

Së paku 21 fëmijë dhe pesë të rritur kanë vdekur në shkollën fillore Enrique Rebsamen, ndërsa shumë të tjerë figurojnë ende të zhdukur.

Shkolla është një nga dhjetëra ndërtesat që janë shembur nga tërmeti.

Deri më tash, 230 persona janë të vdekur.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, ka shpallur tri ditë zie për viktimat.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Donald Trump i ka telefonuar Nietos dhe i ka ofruar ekipe të kërkim-shpëtimit.

Tërmeti i së martës ka pasur fuqi prej 7.1 shkallësh të Richterit.

Po këtë muaj, një tjetër tërmet, me magnitudë 8.1, ka goditur pjesën jugore të Meksikës, duke shkaktuar vdekjen e 90 personave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat