Trump i kthen përgjigje Kimit: I çmendur, do të testohesh!

Amerika

Trump i kthen përgjigje Kimit: I çmendur, do të testohesh!

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 14:36
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Kim Jong Un

Presidenti amerikan Donald Trump padyshim që po argëtohet tej mase në lojën e tij të preferuar, atë të postimeve në Twitter, ndërsa ka gjetur rivalin e radhës për të sulmuar.

“Kim Jong Un i Koresë së Veriut, i cili qartësisht është një i çmendur që nuk e ka probleme të vdesë urie, apo të vrasë popullin e tij, do të testohet si kurrë më parë”, shkruan presidenti amerikan.
 
Menjeherë më pas kreu i Shtëpisë së Bardhë postoi edhe një lajmërim, po në Tëitter që tregon se është lideri më i ndjekur në këtë media sociale. Trump reagoi pak minuta pasi lideri i Koresë së Veriut e cilësoi presidentin amerikan një “të marrë dhe gangster që i pëlqen të luajë me zjarrin”. 

Reagimi i Kim Jong un ishte i paprecedent dhe u bë pasi Trump kërcënoi me shkatërrim total Korenë e Veriut në fjalimin e tij në OKB. 

Duket se beteja verbale në rrjetet sociale dhe televizione sapo ka nisur mes tyre, ndërsa bota shpreson që të mbetet e tillë dhe të mos shndërrohet në një konflikt të vërtetë në terren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat