Anketa: Shumica e amerikanëve mbështesin kthimin e DACA-s

Amerika

Anketa: Shumica e amerikanëve mbështesin kthimin e DACA-s

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 06:26
Ilustrim

Katër ndër pesë amerikanë mbështesin të drejtën e qëndrimin të përhershëm për imigrantët pa dokumenta që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, sipas një ankete të re të televizionit ABC News dhe gazetës Washington Post.

Të dhënat që tregojnë se 86 për qind e të anketuarve nga i gjithë spektri politik e mbështesin qëndrimin e tyre, vjen vetëm disa javë pasi administrate e Presidentit Donald Trump e shfuqizoi programin e quajtur DACA.

Sipas politikës së administratës së ish-Presidentit Obama, imigrantët pa dokumenta që ishin sjellë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, mund të merrnin autorizim për qëndrim që mund të ripërtërihej çdo dy vjet. DACA nuk parashikonte një rrugë për shtetësi, duke i lënë rreth 800 mijë përfituesit e asaj politike në një status gjysmë ligjor.

Anketa e së hënës tregonte gjithashtu se dy të tretat e amerikanëve duan që një marrëveshje e ngjashme me DACA-n të zbatohet paralelisht me masa më të forta kontrolli në kufi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat