Kupa e Presidentve Golf 2017 - bën bashkë tre Presidentët, amerikan Barack H. Obama, George W. Bush dhe Bill J. Clinton

Amerika

Kupa e Presidentve Golf 2017 - bën bashkë tre Presidentët, amerikan Barack H. Obama, George W. Bush dhe Bill J. Clinton

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 21:15
Ish - Presidentët e SHBA

JERSEY CITY NJ : PGA 2017 Tour Presidents Cup që vjen në fushën Liberty National në Jersey City , është turneu që mbahet për 25 vjet me rradhë, dhe kishte dje të pranishmit e Kupës së Presidentëve në Jersey City, një paraqitje të rrallë, atë të tre ish-presidentëve amerikanë, nga të dy partitë e mëdha dhe të vetmet udhëheqëse në SHBA. 
Barack  H. Obama, George W. Bush dhe Bill J. Clinton, ishin dje me të gjithë të pranishëmit në të njëjtën vend dhe kohë, për të ndihmuar në zhvillimin e këtij turneu të golfit.
Secili prej tre presidentëve kishte kryesuar më parë turneun si kryetarë nderi ndërsa ata ishin ende në detyrë, në Shtëpinë e Bardhë, sipas shtypit vendas.
Kupa e Presidentëve përmban një sërë ndeshjesh midis lojtarëve amerikanë dhe rivalëve të tyre ndërkombëtarë.

Lojtarët më të mirë të golfit në botë po vijnë në Jersey City për të luajtur , garën më të mirë të golfit amerikan, shkruajnë sot gazetat amerikane, duke vënë në pahë faktin se të  pranishëm do të jen edhe këta tre presidentët e fundit që gëzojnë një gjendje të mirë shëndetësore, edhe për shkak të moshës së tyre, dhe ata janë Bill J. Clinton, George W. Bush dhe Barak H. Obama. Pra janë dy Demokrat leberal dhe një Republikan konservator, të cilët tani mbasi jan larguar nga Shtëpia e Bardhë, bëhen bashkë përsëri.
Zyrtarët e PGA Tour, si quhet shkurtimisht Kupa e Presidentëve të Golfit, njoftuan këtë mëngjes se Kupa e Presidentëve - 2017, do të luhet gjatë kësaj fund jave në fushën golfit Liberty National - Jersey City, NJ, e cila ndodhet gjeografikisht jo shumë larg ishullit Liberty, ku gjendet edhe statuja e Lirisë.

Image

Sipas shtypit amerikan, Kupa e Presidentëve, është një aktivitet sportiv që sjell në këtë lojë të bukur një grup lojtarësh ndërkombëtarë kundër më të mirëve nga Amerika, mes tyre edhe në ndonjë rast si ky, ku mund të bëhen bashkë edhe Presidentët më të pasionuar pas Golfit, në një konkurrencë  nën shëndritjen e Statujës Lady of Liberty dhe ishullit aty pranë saj Ellis Island.

Kupa e Presidentëve është një nga ngjarjet e vetme sportive organizuar nga PGA që po mbahet gjatë periudhës së një kremtimi të një partneriteti 25-vjeçar që është midis Liberty National dhe PGA Tour.

"Ne kemi pasur disa njoftime shumë bindëse në lidhje me të ardhmen e Kupës së Presidentëve, të cilat kan qenë inkurajuese deri më tani," tha Finchem drejtor i këtij aktiviteti.
"Sot ishte një ditë e madhe për qytetin Jersey City NJ", tha kryebashkiaku i saj Steve Fulop dhe shtoi: "Jo vetëm që do të kemi të 3 presidentët e gjallë këtu në ceremoninë e hapjes si kryetarë nderi, por  sigurisht edhe lojtarët më të mirë në botë si ekipi i SHBA, që do të konkurrojnë, por turneu do të ndihmojë gjithashtu për të ngritur fonde për organizatat bamirëse lokale" tha ai.

"Jersey City, gjithashtu ka qenë mikpritës edhe i Barclays, dhe të dy skuadrave të Super Bowl dhe tani po mban një tjetër ngjarje të madhe PGA për qytetin tonë," shtoi Fulup, një zyrtar tjeter i ketij turneu duke shtuar se :"Administrata jonë do të vazhdojë të tërheqë ngjarje si këto në qytetin tonë që të dy sjell turizëm dhe investime, si dhe ekspozim në nivel global".

Image

Dan Fireman, edhe ai zyrtar i organizamimit tha se këto ditë ata kan në plan të mbajnë edhe koncerte gjatë natës, përgjatë gjithë javës së garave në afërsi të Liberty State Park dhe gjithashtu shpreson të shohë aktivitete të tjera të ngjashme, edhe në Ellis Island, raportoi PGA.com.

Qysh në qershor anëtar i PGA Keegan Bradley njoftoi  se që Kupa e Presidentëve do të mbahej në Jersey City duke thën se ai: ”Mendonte se do të jet spektakolare” thotë Bradley për këtë turne golfi i quajtur - PGA 2017 Tour Presidents Cup që po mbahet në fushën Liberty National në Jersey City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat