Presidenti rus Vladimir Putin ka ngushëlluar sot homologun e tij amerikan Donald Trump, pas sulmit në Las Vegas, në të cilin humbën jetën 58 dhe u plagosën 515 persona, njoftoi Kremlini.
Në kumtesën e Kremlinit thuhet se ky krim, në të cilin u vranë dhjetëra qytetarë paqësorë, është shokues për nga brutaliteti i tij.