Shtëpia e Bardhë dënon bllokimin e ndalimit të udhëtimit

Amerika

Shtëpia e Bardhë dënon bllokimin e ndalimit të udhëtimit

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

Shtëpia e Bardhë po reagon ashpër ndaj një gjykatësi federal që bllokoi urdhrin e fundit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump që kishte si synim të ndalonte hyrjen e udhëtarëve nga disa vende duke filluar nga e mërkura.

"Urdhri i sotëm aq difektoz sa është i rrezikshëm, saboton përpjekjet e presidentit për të garantuar sigurinë e popullit amerikan dhe për të imponuar minimumin e standardeve të sigurisë për hyrje në Shtetet e Bashkuara”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të martën.

Përgjigjia e Shtëpisë së Bardhë erdhi pak pasi gjyqtari Derrick Watson mori vendim kundër kufizimeve të udhëtarëve nga gjashtë vende, që administrata e Presidentit Trump tha se nuk mund të jepnin informacion të mjaftueshëm për të përmbushur standardet e sigurisë së Shteteve të Bashkuara.

Të mërkurën, një gjyqtar në Merilend, u bë pjesë e bllokimit të urdhrit, me argumentin se fjalët e vetë zotit Trump sollën si rezultat vendimin për të parandaluar bllokimin.

Gjyqtari Theodore Chuang dëgjoi të martën argumentat e grupeve të të drejtave, kryesuar nga Projekti Ndërkombëtar për Ndihmën ndaj Refugjatëve, argumentat e të cilit ishin që urdhri i fundit për ndalim, vazhdon të jetë një ndalim për myslimanët dhe se e tejkalon autoritetin presidencial.

Urdhri do të pengonte hyrjen në Shtetet e Bashkuara në shkallë të ndryshme nga Çadi, Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni.

Urdhri me efekt të përkohshëm i gjykatësit Watson nuk ndërhyn me kufizimet ndaj Koresë së Veriut dhe Venezuelës.

Departamenti i Drejtësisë “do të mbrojë fuqishëm masën ligjore të Presidentit”, tha Shtëpia e Bardhë dhe e quajti vendimin e gjykatësit të padrejtë dhe tha se do ta apelojë vendimin “në një mënyrë të shpejtë”.

Sekretarja në Detyrë për Sigurinë Kombëtare, Elaine Duke tha: "Ne do të zbatojmë çdo vendim të ligjshëm, por ne presim të fitojmë në apel”.

Urdhri i ri i udhëtimit “ka të njëjtat probleme si edhe ai paraardhës: nuk ka të dhëna të mjaftueshme që të mbështesin përfundimin se mbi 150 milionë shtetas nga gjashtë vendet në listë do t’u shkaktonin ‘dëm Shteteve të Bashkuara,”, shkruante gjyqtari Watson në opinionin e tij.

Shtëpia e Bardhë argumenton se kufizimet “janë jetike për të siguruar përmbushjen nga ana e vendeve të huaja të standardeve të sigurisë të nevojshme për integritetin e sistemit të imigracionit dhe sigurinë e vendit tonë."

Zyrat konsullore kanë marrë udhëzimit që të rifillojnë “procesin e rregullt të vizave” për personat nga Çadi, Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Padia pas së cilës mori vendim gjykatësi Watson, u paraqit nga shteti i Havait, shoqata e myslimanëve të Havait dhe individë të ndryshëm./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat