Kolegji i Miçiganit hap një departament për studime të drogës

Amerika

Kolegji i Miçiganit hap një departament për studime të drogës

Nga: A.S. Më: 20 tetor 2017 Në ora: 13:44
Universiteti i parë në SHBA që ofron një diplomë në studimet e marihuanës

Universiteti i Miçiganit në SHBA do të hap një departament për studime të marijuanës, raporton Daily star, përcjell "Bota sot".

Në këtë mënyrë studentët do të kenë mundësin që tu qasen studimeve shkencore në mënyrë të marrin një pasqyrë profesionale në industrinë e cila po shpërthen në SHBA.

Brandon Canfield, një profesor i kimisë nga ky universitet, tha se ky program dhe mund të pranoj një numër të caktuar të studentëve.

"Por, që një student të ketë sukses, ata duhet të jenë shumë të përkushtuar dhe të motivuar", ka thënë Canfield.

"Ky nuk është një program i lehtë, sepse do të ketë shumë studime në fushën e kimisë dhe të bilogjisë.

Ai shtoi se ata në këtë kurs nuk do të lejohen të rriten bimë të marijuanës - por ata do të studiojnë bimë të ngjashme për përfitime medicinale.

Marihuana mjekësore është një biznes shumë milion dollarësh në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat