Ish-këshilltari i Trumpit pranon se është takuar me zyrtarë rusë

Amerika

Ish-këshilltari i Trumpit pranon se është takuar me zyrtarë rusë

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 19:04
Carter Page

Ish-këshilltari i Donald Trumpit, gjatë fushatës elektorale, Carter Page pranoi se është takuar me zyrtarë të qeverisë ruse në Moskë në korrik të vitit 2016, ndryshe nga pohimet e bëra atëherë në lidhje me këtë udhëtim.

Carter Page mbante postin e këshilltarit për politikën e jashtme pranë kandidatit republikan, i cili u mor në pyetje me dyer të mbyllura të enjten nga Komisionin i shërbimeve sekrete i Dhomës së Përfaqësuesve, pas një avancimi të hetimit për një ndërhyrje të mundshme ruse në presidencialet në SHBA.

Prokurori special, Robert Mueller, i ngarkuar në këtë hetim federal akuzoi të hënën tre anëtarë të stafit të fushatës së Donald Trump.

I pyetur nga deputetët amerikanë, Carter Page pranoi ekzistencën e këtyre takimeve, si dhe të një email-i të dërguar pas udhëtimit, drejtuar të paktën një anëtari të stafit të fushatës së presidentit të ardhshëm të SHBA, duke i përshkruar këto takime, u lexua gjatë seancës së marrjes në pyetje, raportoi New York Times.

Ish-këshilltari më pas konfirmoi për CNN se kishte biseduar në Moskë me zëvendëskryeministrin rus, Arkadi Dvorkovitch. Sipas New York Times, ai e minimizoi këtë takime, duke siguruar se bëhej fjalë vetëm për një përshëndetje me dy apo tre persona.

Carter Page, një figurë me interes nga momenti që hetuesit nisën të hedhin dritë mbi dyshimet e një marrëveshje të fshehtë mes stafit të fushatës së miliarderit dhe Rusisë, ishte shprehur publikisht se nuk ishte takuar me zyrtarë të qeverisë ruse gjatë udhëtimit të korrikut 2016, apo i ishte shmangur pyetjeve në lidhje ne çështjen, bën të ditur e përditshmja.

Në Moskë ai kishte mbajtur veçanërisht një fjalim dashamirës ndaj Kremlinit.

Carter Page pranoi gjithashtu se e kishte vënë në dijeni Jeff Sessions, atëherë senator dhe këshilltar i kandidatit Trump dhe sot ministër i Drejtësisë.

“Ishte thjesht një koment i shkurtër pasi u drejtuam për nga ashensori pas darkës që patëm së bashku”, u shpreh ai për CNN, duke theksuar se udhëtimi i tij nuk kishte aspak lidhje me fushatën.

Donald Trump e kishte emëruar Carter Page në postin e këshilltarit në marsin e 2016. Por disa muaj më vonë, stafi i miliarderit republikan nuk e miratoi qëndrimin e tij, me sa duket në lidhje me udhëtimet e tij në Moskë, për çështje private, sipas tij, që nisën të tërhiqnin vëmendjen.

Shtëpia e Bardhë ka minimizuar në të kaluarën lidhjet mes Carter Page dhe stafit të fushatës së Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat