SHBA: Akuzat ndaj rastit të biznismenit turk janë “qesharake”

Amerika

SHBA: Akuzat ndaj rastit të biznismenit turk janë “qesharake”

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 09:54
Biznesmeni turko-iranian, Reza Zarrab

Prokurori i lartë amerikan në rastet e dënimit të profilit të lartë në Iran, i ka hedhur poshtë akuzat e zyrtarëve turq se rasti është i “fabrikuar” dhe “i motivuar politikisht”.

Prokurori i përkohshëm i Shteteve të Bashkuara, Joon H. Kim, i ka quajtur akuzat kundër tij “qesharake”.

“Sinqerisht, është një keqkuptim thelbësore se si funksionon sistemi ynë i drejtësisë”, ka thënë prokurori Kim, gjatë një konference në Nju Jork.

Këto zhvillime vijnë pas akuzave ndaj biznesmenit turko-iranian, Reza Zarrab, zyrtar i lartë turk, se ai kishte ndihmuar Iranit për shmangien e sankioneve të Shteteve të Bashkuara.

“Të pandehurit akuzohen për krime serioze... kjo është aryseja e vetme pse rasti është hapur”, ka thënë Kim.

Gjykatësi i qarkut të SHBA-së, Richard M. Berman, ka thënë se nëse qeveria turke beson se të pandehurit po gjykohen padrejtësisht, duhet të sigurojnë dëshmi dhe jo të hedhin kritika ndaj prokurorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat