Trump mohon të ketë pasur marrëveshje me Rusinë gjatë fushatës - Bota Sot
Trump mohon të ketë pasur marrëveshje me Rusinë gjatë fushatës

Amerika

E hënë, 18 dhjetor 2017

Trump mohon të ketë pasur marrëveshje me Rusinë gjatë fushatës

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 17:05
Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump, përsëriti sot se nuk kishte asnjë marrëveshje mes ekipit të tij gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe Rusisë.

"Nuk kishte asnjë marrëveshje," u tha Trump gazetarëve, të cilët e pyetën për vendimin e ish-këshilltarit të sigurimit kombëtar Mike Flin, i cili u deklarua fajtor për një deklaratë të rremë të premten në gjykatë.

Flin të premten u deklarua fajtor se ai kishte dhënë një deklaratë të rreme për agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) rreth bisedës së tij me ambasadorin rus në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai në kuadër të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, tha se një anëtar i lartë i ekipit të Trump i kishte thënë për të kontaktuar zyrtarët rusë në dhjetor 2016, në periudhën ndërmjet zgjedhjeve dhe inaugurimit.

Flin është i akuzuari i katërt në hetimin e këshilltarit të posaçëm të Robert Mullerit mbi përfshirjen ruse në zgjedhjet e SHBA më 2016. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test