Speciale: Zjarret në Kaliforni, imazhe të papara ndonjëher afër shtëpive në Los Anxheles

Amerika

Speciale: Zjarret në Kaliforni, imazhe të papara ndonjëher afër shtëpive në Los Anxheles

Nga: Beqir SINA - New York Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 17:56
Kalifornia

LOS ANGELOS CA : Kalifornia ka ditë që është e pushtuar nga zjarret - Zjarret ka përfshirë në pjesën më të madhe të Kalifornisë Jugore, pasi flakët e nisura të hënën dogjën më shumë se 158,000 hektarë në katër qarqe, duke detyruar edhe mbylljen e shkollave dhe rrugëve.

Autoritetet dhanë paralajmërime edhe për zonat që nuk janë prekur nga zjarret, pasi tymi i denduar ka mbuluar sipërfaqe shumë më të mëdha sesa flakët. Mediet amerikane raportojnë se tymi i zjarreve mund të shihet edhe nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar në orbitën e Tokës.

Në San Diego County, ku një zjarr i vogël mbi bar që shpërtheu të enjten në mëngjes ishte rritur gjatë natës në 4,100 hektarë, aqsa banorët pranë Bonsall dhe Oceanside, dy qyteza këto ku banorët u përleshën me flakët pa marrë parasysh urdhrat e evakuimit. Të paktën gjashtë persona u plagosën dhe të paktën 20 struktura u shkatërruan, thanë autoritetet vendore.

Image

Urdhrat për evakuim në këtë zonë u hoqën të enjten vonë në pjesë të rretheve të Los Anxhelos dhe Riverside, por situata mbeti e tmerrshme në Ventura County, ku 132,000 hektarë ishin djegur dhe më shumë se 430 struktura u shkatërruan.

Kërcënimi ishte aq i rëndë saqë për herë të parë, zyrtarët e shtetit përdorën kategorinë më të lartë në sistemin e paralajmërimit të tyre ndaj rrezikut të zjarrit”Flamurin e kuq”. Ata paraljmëruan Kaliforninë Jugore të enjten, për rrezik ekstrem dhe shumë njerëz morën paralajmërime për të qenë të gatshëm të iknin nga zona duke u përgatitur për të u evakuuar.

Simbas televizioneve amerikane zjarret në Kaliforninë jugore duken si skena filmash, pamjet e filmuara nga drejtuesit e mjeteve në autostradën 405 në Los Angeles, pranë zonës së Bel Air, ku rruga u rrethua nga flakët masive, dhe është edhe zona më e përflakur deri tani, ndriçohej e tëra nga zjarri që ka përfshirë zonën përrreth.

Por pamje të ngjashme shfaqen në shumë zona të qytetit më të madh në vend Los Angeles, ndërsa zjarret më të mëdha në historinë e qytetit kanë nisur të djegin zonat e banuara për rreth kurorës së qytetit dhe të rrezikojnë seriozisht jetët e njerëzve, mbasi zjarri dhe tymi i madh janë afruar shumë qendrave të banuara.

Raportet e Departamentit të Mbrojtjes nga  Zjarret në SHBA tregojnë se bëhet fjalë për një situatë ekstreme, nëse shifra është mbi 165, ndërkohë në Los Angeles ka shkuar në 295.

Image


Me mijëra zjarrfikës janë angazhuar në betejën deri tani të humbur ndaj flakëve, që kanë shkrumbuar më shumë se 140 mijë hektarë pa u ndalur aspak.

Lagështira nën 10% dhe erërat e forta janë faktorët pas shtyrjes së flakëve, në pyejet për rreth që tashmë kanë mbërritur deri në zonat e banuara dhe kanë djegur me dhjetëra shtëpi e biznese.

Me dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar, ndërsa me qindra shkolla do të qëndrojnë mbyllur deri javën e ardhshme.

Në mesin e banorve të evakuar ka edhe familje shqiptare. Një shqiptare që e ka përjetuar këtë fatkeqësi të madhe natyrore në zonat e përfshira nga zjarret në Kaliforni, është edhe Aisa Bylykbashi, e cila foli në messagger, dje me gazetën tonë, dhe tha se ishte e tmerruar nga flakët , për rreth qendrave të banuara. 

Ajo tha se nga zonat e përflakuara, ka edhe familje shqiptare, që mund të jenë dëmtuar, mbasi ato banojnë në ato zona, por nga që komunikimi ynë mes njeri tjetrit është i paktë, nuk mundem ta konfirmojë se sa është dëmi i shkaktuar dhe kush janë familjet. 

Image

“Nuk di në hollësi,  por për gazetën tuaj mund të deklarojë se një mikeshës time, shqiptare iu dogj spitali ku ajo punonte, pra ajo ka humbur punën për momentin. Një familje tjetër ishte shumë afër tragjedisë, por në momentin e fundit era ndryshoi drejtim, dhe shtëpia e tyre shpëtoi nga zjarri i madh” tha Aisa Bylykbashi e cila jeton në zonën Moorpark , afër Los Angelos , zonë kjo e përfshirë nga zjarret.

“Unë tha ajo jetojë rreth 10 minuta larg nga zjarret dhe zonës ku është zjarri më i madh në Moorpark - Los Angelos. Fati ynë u varë nga era, megjithse konkretisht gjatë gjithë këtyre ditëve ne kemi kemi qenë në gjendje emergjence por lavdi Zotit era u qetsua dhe ndryshoi drejtim…"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat