Sulm terrorist në Nju Jork, katër të plagosur, ky është autori - Bota Sot
Sulm terrorist në Nju Jork, katër të plagosur, ky është autori

Amerika

E mërkurë, 25 prill 2018

Sulm terrorist në Nju Jork, katër të plagosur, ky është autori

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 11 dhjetor 2017 Në ora: 14:18
Pamje nga stacioni i autobusave në New York

(E plotësuar) - “Kjo është një tentativë për sulm terrorist”, deklaroi për median kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio.

Shpërthimi ndodhi në një orar piku, në 07:20 (12:20 GMt), në një tunel që lidh “Times Square” dhe stacionin e autobusëve “Port Authority”, pranë rrugës 48 dhe rrugës 8.

“Shpërthimi u aktivizua nga një person 27 vjeç, i identifikuar si Akayed Ullah, nga lagja Brooklyn, i cili mbante të ngjitur në trup një pajisje eksplozive rudimentare, që kishte shpërthyer para kohe, theksoi shefi i policisë, James O’Neill.

“I dyshuari u arrestua dhe kishte plagë dhe të djegura në trup, si dhe u shtrua në spital”, shtoi O’Neill.

“Tre presona që ndodheshin aty pranë janë plagosur gjithashtu, ndonëse asnjë prej tyre nuk është në rrezik për vdekje”, sipas zjarrfikësve të Nju Jorkut.

Shumë media njujorkeze kanë njoftuar se ai është me origjinë nga Bangladeshi, nga ku ka ardhur para shtatë viteve.

Detaje të reja: Sulm terrorist në Nju Jork, shpërthim në një tunel metroje

Policia e Autoritetit Portual New Jersey dhe New York , nisi të evakuojnë të gjithë njerëzit që ndodheshin në stacionin qenror të autobusve në qender të qytetit, pas një shpërthimi të raportuar në terminalin e autobuzit të Autostradës së Portit në orën 6:30 të mëngjesit të sotëm më 11 dhjetor 2017 në Nju Jork. 

Policia e Nju Jorkut, mbylli të gjitha satcionet e metrove për rreth vendgjarjres duke hetuar një shpërthim të 'origjinës së panjohur' në Manhattan - New York mu në zemër të qytetit dhe pikun e lëvizjes së njerëzve për në punë. 

Raportet e policisë për median thanë se të paktën një person ishte arrestuar pas shpërthimit pranë terminalit të tranzitit të Autoritetit Portual, pranë Times Square.

Image

Raportet e mediave thuhet se shpërthimi erdhi nga një bombë artizanale (Tube) duke lënë  disa njerëz të plagosuar përfshirë edhe të dyshuarin për vendosjen e bombës.

I dyshuari që po mbahet në arrest është një burrë që kamerat e sigurisë e kan fotografuar duke vendosur te shkallët e metrosë lëndën shpërthye e cila është një pajisje eksplozive të improvizuar që shpërtheu në një korridor nëntokësor që lidh stacionet e metrosë në një qendër të madhe në qytetin e Nju Jorkut të hënën në mëngjes, thotë Bota sot nga vendgjarja. 

Komisari i policisë së Nju Jorkut, James O'Neill, doli pak më parë afër vendngjarjes dhe tha se policia e identifikoi të dyshuarin si Akayed Ullah, 27 vjeç, i cili vetë pësoi plagë nga shpërthimi dhe ishte në paraburgim të policisë, në një nga spitalet aty rreth vendit ku ndodhi shpërthimi.

O'Neill tha se tre persona të tjerë në zonën e menjëhershme të shpërthimit u plagosën gjithashtu dhe nuk kopnfirmojë se ka ndonjë të vdekur
Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio tha se incidenti ishte një tentativë për sulmin terrorist në qytetin e New Yorkut, në pikun e lëvizjes së njerëzve për në punë.

Kjo foto e konfirmuar nga Bota sot tregon një të dyshuar pasi pajisja e tij shpërthyese u shpërthyer në një korridore nëntokësore pranë Terminalit të Autobusëve të Autostradës Portuale në New York City, 11 dhjetor 2017.

Bota sot ka mësuar se i dyshuari ishte nga Bangladeshi dhe kishte një pajisje të dytë por që nuk ka arritur ta shpërthej. Disa udhëtarë u evakuan si një masë paraprake.

Sulm terrorist në Nju Jork? Shpërthim në një tunel metroje

Një shpërthim pranë një stacioni autobusësh në Manhattan ka vënë menjëherë në lëvizje policinë njujorkeze, që evakuoi edhe 3 linja metroje.

Raportet në shtypin e huaj tregojnë se, në vendngjarje është gjetur një bombë artizanale, e sipas CNN-it, një person është arrestuar tashmë.

Disa media, ndërkohë, thonë se i ndaluari kishte një lloj mekanizmi me tela në trup, të cilin e mbulonte me xhup, por autoritetet amerikane nuk nxitojnë ende ta përshkruajnë incidentin si një akt me sfond terrorist.

CNN pretendon se nënkalimi nuk duket të ketë qenë shënjestra e të prangosurit. Bomba, sipas gjigantit mediatik amerikan, mund të ketë shpërthyer para kohe, duke i shkaktuar lëndime të rënda atij vet.

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur të tjerë, por një sërë autoambulancash mbërritën në vendngjarje, ku policia vendosi menjëherë një perimetër sigurie.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Donald Trump u informua mbi ngjarjen. Shpërthimi ndodhi në një kalim të nëndheshëm të “Port Authority”, stacioni qendror i autobusëve në Manhattan, përmes të cilit kalojnë çdo ditë me mijëra vetë.

Incidenti vjen vetëm një javë pasi presidenti Trump ngjalli polemika të mëdha e dhunë në Lindjen e Mesme, me vendimin e papritur për të njohur zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Më 31 tetor, Nju Jorku u godit nga një sulm terrorist, përgjegjësinë e të cilit e mori më pas Shteti Islamik. Në atë rast, një person u përplas me kamion mbi një grup njerëzish duke shkaktuar 8 viktima.

Shpërthim në stacionin e autobusëve në Nju Jork

***

Një shpërthim ka goditur stacionin kryesor të autobusit të Nju Jorkut, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Autostrada e Autobusit të Manhatanit thuhet se është goditur nga një shpërthim.

Thuhet se turistët e tmerruar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka konfirmuar se po zhvillohet një evakuim i madh.

Departamenti i zjarrit në Nju Jork ka qenë gjithashtu i fërguar në vendngjarje së bashku me skuadrën e bombës.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test