Rrëzohet një aeroplan në Kosta Rika

Amerika

Rrëzohet një aeroplan në Kosta Rika

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 22:31
Ilustrim

Një aeroplan i vogël me 12 persona në bord është rrëzuar në malet Guanacaste, në veriperëndim të Kosta Rikës, njoftuan sot autoritetet e këtij shteti.

Fotot tronditëse që tregojnë rrënojat e djegies së aeroplanit në vendin e rrëzimit janë publikuar nga autoritetet e Kosta Rikës.

Aeroplani, i drejtuar nga Nature Air, ishte duke fluturuar drejt Aeroportit Ndërkombëtar Juan Santamaria kur u rrëzua në një zonë të pyllëzuar.

Aeroplani kishte probleme menjëherë pas ngritjes. Ekipet e shpëtimit nxituan në vendin e ngjarjes, por nuk ishin në gjendje të shpëtonin askënd në bord për shkak të vështirësive në arritjen e rrënojave.

Tash për tash nuk ka konfirmime për numrin e të vdekurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat