Kaliforni: më 1 janar fillon përdorimi rekreativ i marijuanës

Amerika

Kaliforni: më 1 janar fillon përdorimi rekreativ i marijuanës

Më: 1 janar 2018 Në ora: 00:10
Ilustrim

Më një janar, Kalifornia bëhet shteti i fundit i Bregut Perëndimor të Shteteve të Bashkuara që legalizon përdorimin rekreativ të marijuanës.

San Diego, San Jose, Oakland, Berkeley dhe Eureka janë ndër qytetet ku dyqanet e shitjes së marijuanës mund të hapen në fillim të janarit.

Masa, e miratuar nga votuesit e Kalifornisë në nëntor të vitit 2016, në referendumin e njohur si Propozimi 64, vjen më shumë se dy dekada pasi Kalifornia u bë shteti i parë amerikan që legalizoi përdorimin e marijuanës për trajtime mjekësore.

Ndërsa ky është një lajm i mirë për entuziastët e kanabisit, ata që shpresojnë për një përdorimi të pa kufizuar të marijuanës në Kaliforni do ta kuptojnë shumë shpejt se realiteti nuk është aq i thjeshtë.

Më e rëndësishmja, ndërkohë që shtatë shtete amerikane dhe Distrikti i Kolumbisë kanë legalizuar përdorimin e marijuanës rekreative, është se qeveria federale e Shteteve të Bashkuara e konsideron atë ende një substancë të kontrolluar, të klasifikuar me heroinën dhe drogat LSD, si droga të paligjshme.

Njëzetëenëntë shtete kanë legalizuar përdorimin e marijuanës për trajtime mjekësore, dhe Shteti i Mejnit dhe Masaçusetist pritet ta legalizojnë përdorimin rekreativ të marijaunës në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat