Borë pas 21 vitesh

Amerika

Borë pas 21 vitesh

Më: 6 janar 2018 Në ora: 14:00
Ilustrim

Teksa shumë vende me hyrjen e stinës së dimrit vuajnë edhe temperaturat e ftohta dhe reshjet e dëborës, shumë të tjerë nuk e kanë privilegjin për të shijuar bukuritë e këtyre flokëve të bardha të borës.

Në këtë  rast po flasim për në Tallahassee në Florida, ku për herë të parë pas 21 vitesh ka rënë borë.

Fëmijët janë shumë të lumtur pasi nuk kanë parë asnjëherë një gjë të tillë në jetë. Ata thanë se ishte një prej ditëve më të mira të jetës së tyre.

Çdo shtet i Bregut Lindor ka të paktën një paralajmërim për motin e keq, ditët me shi apo dëborë, por banorët e Floridës nuk kanë parë dëborë që prej vitit 1989.

Ndërkohë disa zona të Instestate 10 në Floridën veriore janë mbyllur të mërkurën prej kohës së keqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat