Kryeministresha Theresa May : “Askush nuk mund të shqetësohet për shëndetin mendor të Presidentit Trump”

Amerika

Kryeministresha Theresa May : “Askush nuk mund të shqetësohet për shëndetin mendor të Presidentit Trump”

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 7 janar 2018 Në ora: 20:24
Donald Trump dhe Theresa May

Kryeministria britanike Theresa May, sipas të përditshmes njujorkeze Daily News,  nuk pranoi të “merret” me sugjerimet se Presidenti Trump, nuk ishte mentalisht i qëndrueshëm pasi autori i një libri të sapo dalë, tregonte në libër për përshtatshmërinë e tij, për Zyrën Ovale.

“Epo!……..”, ishte përgjigjja e thjeshtë, që mund t'i jepej gazetarit nga BBC One kur ai kërkojë një përgjigje autotirative, nëse njerëzit duhet të shqetësoheshin për aftësitë mendore të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

"Kur unë flasë me Presidentin Trump, ajo që unë shoh është dikush , ai është i angazhuar për të siguruar që është presidenti i cili merr vendime në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara," vazhdoi duke thënë ajo në një intervistë të transmetuar sot të dielën.

Javën e kaluar, doli libri "Zjarri dhe furia e Michael Wolff-it: Brenda Shtëpisë së Bardhë Presidenti Trump" një libër ky që ngre pretendimet “eksplozive" se Trump nuk donte të ishte President, dhe luftimet e hollësishme të West Wing gjatë vitit të parë të administratës, ishin shumë domethënëse.

Autori i librit me fragmente dhe intervista televizive, pretendon se shumë njerëz në rrethin e brendshëm të Trump besojnë se ai ka humbur kontrollin e tij mbi realitetin, sipas tij.

Kjo bëri sipas Daily News që Presidenti të shkojë në të shtunën në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, vet mbrojtje, duke etiketuar veten një "gjeni të qëndrueshëm" dhe "si, njeri me të vërtetë të zgjuar”, në një stuhi shpërthyese për aftësitë mendore të Presidentit të SHBA, hedhur kundra tij me shkas nga libri i Michael Wolff-it.

Kryeministresha May, e njohur si mikesha e Presidentit Trump,  duke u shfaqur në "The Andrew Marr Show" të BBC One, u pyet nëse Trump, ishte një "fëmijë, apo një gjeni i qëndrueshëm".

"Natyrisht, unë kam punuar me Presidentin Trump në një numër çështjesh, dhe ne vazhdojmë të punojmë së bashku me Shtetet e Bashkuara për një numër çështjesh", që mund të jap një përgjigje shumë më pozitve, dhe më të bindshme sesa ajo e librit të Michael Wolff-it.

Lidhur me atë për ata që ajo mendojnë për Donald Trump, sipas thënjeve të librit të Michael Wolff-it, Kryeminitresha britanike Theresa May tha: "Ajo që unë di prej tij është se Trumpi është dikush që merr vendime për atë që ai beson se ajo është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara".

"Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe unë do të marrim vendime të përbashkëta me këtë President për ato çështje që ne besojmë është në interesin më të mirë të Britanisë së Madhe dhe SHBA", tha ajo.

Mund të tregojë gjithashtu se Komandanti i Përgjithshëm i SHBA, shumë shpejt do të "vijë në Londër në një vizitë të nivelit të lartë", por nuk tregoi se kur Trump mund të vizitojë Britaninë e Madhe megjithse me telefon kemi biseduar disa herë tha May.

Ndërsa Trump edhe 13 ditë iu afrua një viti në Shtëpinë e Bardhë, ai ende nuk bëri një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar - një vend ky e cila është një aleate e madhe e SHBA. Disa plane për një vizitë shtetërore janë vonuar ose janë tërhequr për arsye të ndryshme.

Pavarësisht këtyre spekullimeve, kryeministria britanike Theresa May i tha gazetarëve vitin e kaluar ka pasur një ftesë zyrtare për vizitën e Presidentit Trump e ofruar në fillim të vitit 2017, e cila ende qëndron për Donald Trump.

Një javë mbasi Presidenti i SHBA, Donald Trump u betua si Presidenti i SHBA, takimin e parë e pati me Kryeministren britanike Theresa May, ku së bashku morën pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë më 27 janar 2017 në Uashington DC. Kryeministri May bëri vizitën në Shtëpinë e Bardhë, dhe kishte një takim dypalësh në Zyrën Ovale me Presidentin Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat