Rrëzohet një helikopter ushtarak, dy të vdekur

Amerika

Rrëzohet një helikopter ushtarak, dy të vdekur

Më: 21 janar 2018 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Ushtria amerikane tha se dy ushtarë nga Kolorado vdiqën kur helikopteri i tyre u rrëzua në shkretëtirën e Kalifornisë Jugore gjatë një fluturimi stërvitor.

Gazeta "San Bernardino San" shkruan se helikopteri AH-64 Apache u rrëzua në Qendrën Kombëtare të Trajnimit Fort Irvine.

Gjeneral Major Randy George deklaroi se ushtarët e vdekur ishin anëtarë të Divizionit të Katërt të Këmbësorisë.

Shkaku i aksidentit është ende i panjohur dhe hetimi vazhdon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat