Presidenti Trump inkurajon firmat e huaja të investojnë në SHBA

Amerika

Presidenti Trump inkurajon firmat e huaja të investojnë në SHBA

Më: 26 janar 2018 Në ora: 16:32
Donald Trump, Davos

Në një fjalim të rëndësishëm në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti vizionin e tij për tregtinë ndërkombëtare duke inkurajuar firmat e huaja të investojnë në Shtetet e Bashkuara.

"Amerika e para nuk do të thotë Amerika vetëm," argumentoi presidenti Trump para një audience globale të premten.

Presidenti Donald Trump tha se, "Amerika është e hapur për biznes dhe ne jemi sërish konkurrues". "Ne mbështesim tregtinë e lirë, por ajo duhet të jetë e drejtë dhe duhet të jetë reciproke, sepse në fund tregtia e padrejtë na minon të gjithëve", tha ai.

Presidenti tha se për të qenë i suksesshëm "nuk mjafton të investosh vetëm në ekonomi. Ne duhet të investojmë tek populli ynë".

Kur njerëzit harrohen, tha presidenti, bota bëhet e copëtuar. “Vetëm duke dëgjuar dhe duke iu përgjigjur zërave të të harruarve, mund të krijojmë një të ardhme të ndritur që ndahet vërtet nga të gjithë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat