Trump dhe plani për reformën e imigracionit - Bota Sot
Trump dhe plani për reformën e imigracionit

Amerika

E mërkurë, 23 maj 2018

Trump dhe plani për reformën e imigracionit

Më: 28 janar 2018 Në ora: 00:52
Ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përgëzoi të shtunën presidentin e Këshillit Kombëtar të Patrullës Kufitare që shprehu mbështetjen e tij në një intervistë televizive për reformat e imigracionit të propozuara nga Shtëpia e Bardhë.

“Faleminderit Brandon Judd-it të Këshillit Kombëtar të Patrullës Kufitare për deklaratën e tij të fuqishme në @foxandfriends se ne kemi shumë nevojë për murin. Duhet të përfundojmë gjithashtu praktikën e “kapjes dhe lirimit” dhe të pastrojmë procedurat ligjore në kufi tani, për sigurinë”, tha presidenti Trump në një postim në Twitter.

Si president i Këshillit, Brandon Judd përfaqëson rreth 18 mijë agjentë të Patrullës Kufitare dhe stafit mbështetës. Judd shpjegoi gjatë intervistës arsyet përse ai e mbështet planin e presidentit për të financuar një mur përgjatë kufirit meksikan.

“Duhet të shikoni historinë”, tha Judd. “Atje ku kemi ndërtuar barriera fizike, numri i hyrjeve të paligjshme ka rënë në mënyrë drastike”.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions të premten foli në mbështetje të planit të propozuar nga presidenti Donald Trump, për të reformuar sistemin e imigracionit. Propozimi i presidentit do të ofrojë një opsion për nënshtetësi për 1.8 milionë përfitues të programit DACA, por përfshin kërkesën për 25 miliardë dollarë për forcimin e sigurisë së kufirit, përfundimin e llotarisë amerikane, dhe kufizime më të rrepta për rastet e bashkimit familjar.

Në një fjalim të mbajtur në Norfolk të Virxhinias, Jeff Sessions tha se një sistem imigracioni në bazë të meritave personale do të ishte në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

“Është koha për të vendosur ligje më inteligjente për emigracionin dhe për të filluar zbatimin e tyre. Boll ka pritur populli amerikan. Ne duam të krijojmë një sistem që i shërben interesit kombëtar. Këtë duhet të bëjë një komb si i yni. Nuk ka asgjë të keqe për të mbështetur një politikë imigracioni që ne besojmë se forcon Amerikën dhe na bën një vend më të fuqishëm.”

Një sistem meritokratik, tha Sessions, “do të ishte mirë për ekonominë tonë ... më me rëndësi, do të jetë mënyra për të siguruar që sistemi ynë i imigracionit të mos vazhdojë të kërcënojë çështjen e sigurinë tonë kombëtare”.

Në fjalimin e tij, Sessions u përqëndrua në lidhjet e dyshuara midis emigracionit, terrorizmit dhe krimit. Ai fajësoi ligjet e dobëta të migracionit për lejimin e terroristëve në vend.

Të premten në Uashington, Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen lëshoi një deklaratë që gjithashtu mbështet planin e imigrimit të presidentit./voa

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test