Sekretari Tillerson fillon një turne në Amerikën Latine - Bota Sot
Sekretari Tillerson fillon një turne në Amerikën Latine

Amerika

E enjte, 16 gusht 2018

Sekretari Tillerson fillon një turne në Amerikën Latine

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 18:12
Rex Tillerson

Sekretari amerikan i Shetit Rex Tillerson ndodhet për një turne në Amerikën Latine. Ai po jep gjatë vizitës mesazhin se Kina dhe Rusia janë duke marrë role “alarmante” në rajon dhe u bëri thirrje autoriteteve të këtyre vendeve që të zgjedhin si partnerë bashkëpunimi Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se Kina është duke u përpjekur ta shndërrojë rajonin e Amerikës Latine në një orbitë të saj. Por ai tha se këtë Kina po e bën përmes praktikave tregtare të padrejta me vende si Kili, Argjentina, Brazili dhe Peruja. Sekretari Tillerson tha se Kina është duke i dëmtuar sektorët e prodhimit në këto vende, duke shkaktuar papunësi dhe duke ulur pagat e punëtorëve.

Ndalesa e parë e zotit Tillerson ishte Meksika, më pas ai shkon në Argjentinë, Peru, Kolumbi dhe ndalesa e tij e fundit është më 7 shkurt, në Xhamaika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test