Trump autorizoi publikimin e një memorandumi për "shkeljet e FBI-së" - Bota Sot
Trump autorizoi publikimin e një memorandumi për "shkeljet e FBI-së"

Amerika

E enjte, 22 shkurt 2018

Trump autorizoi publikimin e një memorandumi për "shkeljet e FBI-së"

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 18:50
Presidenti amerikan, Donald Trump

Një panel i inteligjencës i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara publikoi një memorandum, që pretendon se FBI-ja ka abuzuar me mbikëqyrjen e qeverisë në hetimet e saj mbi aktivitetin e Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Ky veprim vjen pasi presidenti Donald Trump e miratoi publikimin e memorandumit të klasifikuar, të shkruar nga republikanët e Kongresit, që e akuzon FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë për të qenët të njëanshëm kundër tij.

"Ajo çfarë po ndodh në vendin tonë, është turp", tha Trump derisa njoftoi se e ka deklasifikuar memorandumin e shkruar nga republikanët.

"Shumë njerëz duhet të ndjehen të turprëuar", tha ai.

Burime të Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se pavarësisht paralajmërimit të drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, Trump e ka autorizuar publikimin e plotë të memorandumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test