Presidenti Trump nuk ka qenë në dijeni të akuzave ndaj Rob Porter

Amerika

Presidenti Trump nuk ka qenë në dijeni të akuzave ndaj Rob Porter

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 20:59
Rob Porter

Shtëpia e Bardhë pranoi se mund ta kishte menaxhuar më mirë rastin e anëtarit të stafit Rob Porter, i cili dha dorëheqjen të mërkurën, pasi dy nga ish-bashkëshortet e tij e akuzojnë për abuzim emocional dhe fizik. NJë zëdhënës tha se Presidenti Trump nuk ishte në dijeni të akuzave deri ditën e mërkurë.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Donald Trump ishte i trishtuar nga akuzat, por e distancoi Presidentin nga pasojat.

“Në rastin e Rob Porterit, ne marrim për bazë procesin e çertifikimit të personit, i cili nuk ishte përfunduar. Kështu që, ne bazoheshim tek informacioni që kishim në disponim”, tha Zëvendës Sekretari kryesor i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Raj Shah.

Zoti Shah tha se Presidenti Trump nuk ishte në dijeni të përmasave të akuzave deri ditën e mërkurë, kur u publikua një fotografi që tregonte syrin e nxirë të ish-zonjës Porter.

Rob Porter i ka mohuar akuzat, duke i quajtur një fushatë shpifjesh.

Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, i ka qëndruar përshkrimit të zotit Porter si një person me integritet dhe nder, ndërsa dje shtoi se ishte i tronditur nga akuzat ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat