Në Florida kërkohen ligje më të ashpra për armët - Bota Sot
Në Florida kërkohen ligje më të ashpra për armët

Amerika

E enjte, 20 shtator 2018

Në Florida kërkohen ligje më të ashpra për armët

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 10:10
Disa nxënës duke u larguar me të afërmit e tyre nga hapësira ku ka ndodhur sulmi në një shkollë të mesme në Florida, foto nga arkivi

Mijëra persona duke përfshirë, nxënës, prindër dhe qytetarë, kanë protestuar në Florida, duke kërkuar ligje më të ashpra për kontrollin e armëve.

Protesta ka ndodhur pas incidentit të fundit në një shkollë të mesme në këtë vend, në të cilin mbetën të vdekur 17 persona.

Të rinjtë, disa prej tyre mbijetues të ngjarjes së përgjakshme, kanë folur me shumë pasion para gjykatës federale, duke kërkuar, që ligjëvënësit të ndryshojnë ligjin për armët.

“Turp duhet të kenë të gjithë ata politikanë që marrin fonde nga Asociacioni Kombëtar për Armët”, ka thënë nxënësja, Emma Gonzalez, duke iu referuar grupit kryesor të avokatëve për pronësinë e armëve.

Gonzalez e ka sulmuar presidentin amerikan, Donald Trump për miliona dollarë që ka marrë në fushatën e tij në lobimin për armët, gjë që ka detyruar turmën të bërtas “Trup të qoftë”.

Sulmuesi, 19 vjeçar, Nikolas Cruz, ka blerë armën e tij në mënyrë ligjore, pavarësisht historisë së tij shqetësuese dhe sjelljes së dhunshme.

Më 16 shkurt, FBI ka pranuar, që më parë është njoftuar nga një civil, se Cruz mund të jetë duke planifikuar sulmin, mirëpo agjentët nuk e kanë ndjekur rastin.

Policia lokale ka thënë se ka qenë e njoftuar për rastin e Cruz-it edhe para të shtënave, pasi nëna e tij vazhdimisht ka telefonuar për shkak të sjelljeve të dhunshme të djalit të saj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test