Zbulohet raketa sekrete amerikane

Amerika

Zbulohet raketa sekrete amerikane

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 12:36
Pamje nga video

Televizioni ABC News ka publikuar një video në të cilën shihet raketa shumë e lehtë amerikane "Astra" e kompanisë "Astra space".

Kompania në mënyrë aktive bashkëpunon me autoritet dhe ushtrinë, por lidhur me këtë nuk njofton mediat, shkruan Sputnik.

Për raketën është ditur rastësisht, pasi ajo nuk ishte vendosur në bazën ushtarake, por ishte duke u bartur me një transportues.

Mediat në SHBA dhe Rusi më herët kanë raportuar se Pentagoni po zhvillon raketën super sekrete, e cila mund “të godasë mushkonjat në sy” dhe e cila është e dedikuar të godasë raketat ruse para se ato të nisin të fluturojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat